Konkursi në Trepçë, këshilli organizativ vendos tendë në shenjë pakënaqësie

Konkursi në Trepçë, këshilli organizativ vendos tendë në shenjë pakënaqësie

13:20, 05/05/2021

11 persona përmes vendosjes së tendës po e shprehin pakënaqësinë në lidhje me shkeljet e konkursit në gjigandin metalurgjik “Trepça” të datës 24 shtator të vitit 2019.

Arsim Musa, nga Këshilli Organizativ tha se po i shprehin pakënaqësitë në lidhje me shkeljet që i ka bërë menaxhmenti i kaluar, duke i punësuar familjarët e tyre.

“Po, ne e kemi vendosur tendën. Jemi në hyrje të Minierës së Stantërgut. Ne po e kundërshtojmë konkursin datës 24.09.2019. Ne po kërkojmë punësimin tonë. Menaxhmenti i kaluar nuk ka pranuar neve duke bërë shkelje. Ne kemi dëshmi lidhur me këtë. Tenda do të jetë 24 orëshe. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë”, tha ai për Klan Kosova.

Musa tha se janë vizituar nga menaxhmenti aktual i Trepçës dhe se kanë marrë përkrahje morale.

Ai tha se ka shpresë që me emërimin e bordit të ri ta fitojnë të drejtën e tyre për punësim.

“Sapo na vizituan edhe menaxhmenti dhe na kanë dhënë përkrahje morale. Po ashtu jemi në pritje të bordit të ri i cili pritet të caktohet gjatë këtyre ditëve. Na është thënë se me caktimin e bordit të ri ka vende për punësim në Trepçë”.

Ai theksoi se janë ankuar në disa institucione për këtë konkurs dhe se ato iu kanë dhënë të drejtë.

“Ne jemi ankuar edhe në Inspektoratin e Punës në shkallën e dytë dhe na kanë dhënë të drejtë lidhur me ankesën tonë. Edhe institucioni i Avokatit të Popullit na ka dhënë të drejtë në këtë. Kemi dëshmi për këtë”.
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco