Këta janë njerëzit që do ta hartojnë koncept-dokumentin për procesin e Vetingut (Emrat)

Këta janë njerëzit që do ta hartojnë koncept-dokumentin për procesin e Vetingut (Emrat)

12:32, 05/05/2021

Javën që shkoi, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njoftoi se ka nënshkruar formalizimin e grupit punues për procesin e Vetinug në sistemin e drejtësisë. Në postimin e saj në Facebook, Haxhiu vlerësoi se formimi i këtij grupi është i rëndësishëm për shtetin e së drejtës.

Ministrja Haxhiu tha se në grup do të marrin pjesë përfaqësues të drejtësisë e të institucioneve të tjera.

“Në këtë Grup Punues, përveç përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, do të jenë edhe përfaqësues nga institucionet e drejtësisë dhe institucioneve të tjera, shoqëria civile dhe gjithashtu ekspertë të tjerë të cilët do të kontribuojnë në këtë proces të rëndësishëm për vendin qytetarët”, shkroi Haxhiu në Facebook.

Ministrja e Drejtësisë ka treguar edhe përbërjen e grupit punues që do të hartojë koncept-dokumentin për procesin e Vetingut në sistemin e drejtësisë.

Pos këtyre emrave pritet të shtohen edhe të tjerë.

“Për hartimin e këtij koncept-dokumenti, do të jenë: Lulzim Beqiri – Kryesues dhe Feride Podvorica si zv/Kryesuese – Ministria e Drejtësisë (MD), Qërim Ademaj – Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Bahri Hyseni – Këshilli Porkurorial i Kosovës, Besim Kelmendi – Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, Merita Stublla – Emini – Oda e Avokatëve të Kosovës, Alberita Hyseni – Zyra e Kryeministrit, Genc Nimoni – Kabineti i Ministres së Drejtësisë, Noliana Kusari dhe Eris Hana nga Departamenti Ligjor MD, pastaj nga një anëtarë përfaqësues nga institucionet: Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Agjencia Kundër Korrupsionit, pastaj përfaqësues të Shoqërisë Civile si: Kreshnik Gashi – BIRN, Florent Spahija – KDI, Nora Bajrami – FOL, Arton Demhasaj – ÇOHU!, Rreze Hoxha GLPS dhe Gzim Shala IKD”, thuhet në përgjigjen e Kabinetit të Haxhiut për Reporteri.net.

Në përgjigje theksohet se në grup punues do të ketë edhe përfaqësues të tjerë nga fusha akademike dhe e drejtësisë pasiqë vendimi për formalizimin e grupit punues lë hapësirë për një gjë të tillë.

“Në vendim janë formalizuar edhe emrat e përfaqësuesve të institucioneve dhe shoqërisë civile, mirëpo vendimi lejon hapësirën për pjesëmarrje edhe të ekspertëve të tjerë të cilët mund të japin kontribut në këtë proces”, thuhet në përgjigjen e MD

Sot gjatë ditës, Ministrja Haxhiu ka folur rreth Vetingut duke thënë se mund të ketë ndryshime kushtetuese për ta realizuar këtë proces të rëndësishem të sistemit të drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco