Ambasada e Francës dhuron pajisje balistike për Agjencinë e Forenzikës

Ambasada e Francës dhuron pajisje balistike për Agjencinë e Forenzikës

11:40, 05/05/2021

Ambasadorja e Francës në Kosovë Marie-Christine Butel, vizitoj Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, me qëllim të promovimit të donacionit “Aplikacionit TRAFFIC”, i dizajnuar për fushën e balistikës.

Në vizitën e realizuar në AKF, ambasadorja Franceze Butel, u prit nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe kryeshefi Ekzekutiv i AKF Blerim Olluri. 

Gjatë vizitës ambasadorja Butel u shpreh se softueri “Traffic” është i krijuar nga Policia Shkencore e Francës, i dizajnuar për kryerjen e krahasimeve midis armëve.

Ministri i MPB-së Xhelal Sveçla me rastin e pranimit të donacionit, e falënderoj ambasadoren për donacionin e ofruar dhe e inkurajoj për bashkëpunim të mëtutjeshme në fushën e sigurisë.

Kryeshefi Olluri falënderoj ambasadoren e Francës Butel, për donacionin e ofruar në fushën e balistikës, donacion i cili ndihmon në zbardhjen e veprave të ndryshme penale në Republikën e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco