Analisti kosovar 'zbulon' krye-analfabetin e Kuvendit të Kosovës

Analisti kosovar 'zbulon' krye-analfabetin e Kuvendit të Kosovës

11:33, 05/05/2021

Publicisti i njohur Nexhmedin Spahiu ka bërë një koment pas daljes së formularëve ku evidentoheshin gabimet drejtshkrimore të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në vetëm pak fjalë.

 

Ai ka evidentuar edhe gabime të bëra nga “sekretari i Parlamentit” dhe ka akuzuar gazetarët si “analfabetë” që nuk kanë mundur t’i evidentonin ato.

Shumica e deputetëve kanë pasur problem të shkruajnë për kombësinë e tyre, duke e shkruar “shqipëtar” e “shqiptarë” në vend të “shqiptar”

Por, Spahiu konsideron që analfabet është edhe sekretari i Kuvendit të Kosovës, i cili nuk e ka ditur dallimin mes etnisë dhe kombësisë.

 
 

“E qartë se hartuesi i formularit nuk ka qenë i sigurt se si duhet të shkruhet dhe e ka ndryshuar sa herë që ndokush do t’i ketë bërë vërejtje.” – shkruan  z. Spahiu.

Ai ka qenë vazhdimisht një promovues i dallimit mes kombësisë dhe etnisë, duke ngulmuar që kombësia jonë është kosovare ndërsa etnia jonë është shqiptare.

Statusi i plotë:

Deputetë analfabetë, gazetarë analfabetë, administratë analfabete. Në një vend demokratik është normale të ketë deputetë analfabetë, sepse edhe pjesën analfabete të popullit duhet ta përfaqësojë dikush. Pak si shumë që ndër 100 deputetë me etni shqiptare 20 analfabetë e ndër 10 të etnisë serbe asnjë, po nejse. Nuk është normale që me pasë gazetarë analfabetë sepse kriteri i vendit të punës është mos me qenë i tillë. Sikur gazetari të mos ishte analfabet atij më parë do t’i pengonte analfabetizmi i administratës së Parlamentit të Kosovës dhe do të kërkonte shkarkimin e sekretarit të Parlamentit. Vërejeni pyetjen ku duhej të ishte: ETNIA/ETNICITET/ETHNICITY.  Në formular shkruan herë KOMBI, herë KOMBËSIA, herë ETNIA. Edhe në ata formularë ku shqip është në rregull në serbisht e anglisht herë shkruan: NAROD, herë NARODNOST, herë NACIJA, herë NACIONALNOST, e herë ETNICITET. Po edhe në rastet ku shqip e serbisht është shkruar korrekt ETNIA/ETNICITET, në anglisht është shkruar tjetër gjë: NATIONALITY.  E qartë se hartuesi i formularit nuk ka qenë i sigurt se si duhet të shkruhet dhe e ka ndryshuar sa herë që ndokush do t’i ketë bërë vërejtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco