Komisioneri i BE-së vjen sot me disa lajme të mira për Kosovën

Komisioneri i BE-së vjen sot me disa lajme të mira për Kosovën

11:26, 05/05/2021

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi do ta vizitojë Kosovën gjatë ditës së sotme.

Sipas ambasadorit të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, Varhelyi do të sjellë lajme të mira për Kosovën.

“Sot Komisioneri i BE-së OliverVarhelyi do të sjellë lajme të mira. BE vazhdon mbështetjen e saj për vaksinimin e Kosovës me dozat e para të vaksinave BioNTech /Pfizer, të financuara nga BE dhe lehtësuara nga Austria që do të mbërrijnë në Prishtinë”, ka shkruar shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco