'Arratiset' punëtori pasi mori pazarin e ditës në pompën e derivateve në Gjakovë

'Arratiset' punëtori pasi mori pazarin e ditës në pompën e derivateve në Gjakovë

11:27, 05/05/2021

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një rast ‘keqpërdorim i besimit’.

Ditë më parë një person dyshohet të ketë marrë pazarin ditor nga pompa e derivateve ku edhe punonte, dhe nuk është lajmëruar më.

Pas disa ditëve të hetimit, policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë personin në fjalë.

“Me 04.05.2021 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti me datën e incidentit kishte marrë pazarin ditor në pompën e derivateve dhe nuk ishte lajmëruar më. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco