Ministrja Haxhiu: Të premten aprovohet programi i Qeverisë

Ministrja Haxhiu: Të premten aprovohet programi i Qeverisë

11:19, 05/05/2021

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ftuar në “Fol Hapur” ka bërë me dije se të premten do të aprovohet programi i Qeverisë.

Ajo ka thënë se i njëjti pastaj pritet të shkojë në Kuvend.

Gjatë dy ditëve të fundit Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur takime për harmonizimin e programit.

Ajo tutje ka folur edhe për çështjen e vettingut.

Sipas saj vettingu është prioritet mbi prioritete për shkak të humbjes se besimit dhe nevojës për kthimin e besimit të qytetarëve.

“Kam themeluar grupin punues për vetting. Për dallim nga hera e parë në grupin punues tash përveç ekspertëve janë edhe përfaqësuesit e institucioneve”, ka thënë ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco