Petkoviq: Kurrë s`do të heqim dorë nga Asociacioni

Petkoviq: Kurrë s`do të heqim dorë nga Asociacioni

11:18, 05/05/2021

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq ka deklaruar se është absolutisht e papranueshme që siç tha ai “Prishtina të shmangë detyrimet e saj në negociata për kaq gjatë”, dhe “të mos mbajë asnjë përgjegjësi për një sjellje të tillë”.

Ai në një intervistë për gazetën “Politika” tha se kurrë nuk do të heqin dorë nga formimi i Asociacionit, sepse sipas tij “Beogradi ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij dhe ka dëshmuar se është një pjesëmarrës i besueshëm në dialog”.

“Nëse bashkësia ndërkombëtare kujdeset që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë në një mënyrë serioze dhe thelbësore, kjo situatë absurde duhet të zgjidhet në favor të dialogut dhe marrëveshjeve të nënshkruara, dhe për të mirën e të gjithë popujve që jetojnë në Kosovë”, shtoi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco