Ushtroi dhunë psikike mbi babanë e tij, arrestohet ferizajasi

Ushtroi dhunë psikike mbi babanë e tij, arrestohet ferizajasi

11:14, 05/05/2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së martës ka arrestuar një person në Ferizaj. Kjo pasi që ai ka ushtruar dhunë psikike mbi babanë e tij.

Policia ka njoftuar tutje se i dyshuari ka probleme psikike dhe në vazhdimësi u bën presion familjarëve të tij.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco