Zyrtari i PDK-së për Kurtin: Kaq i madh është punë, sa kjo pako lëmoshe me vaksina

Zyrtari i PDK-së për Kurtin: Kaq i madh është punë, sa kjo pako lëmoshe me vaksina

09:47, 05/05/2021

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi ka vazhduar me kritikat e tij të ashpra në drejtim të qeverisë Kurti për mos-sigurimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Ai ka publikuar një fotografi të ministrit Vitia nga ardhja e  vaksinave dje në Aeroportin e Prishtinës, teksa ka thënë se ajo e dëshmon më së miri qeverinë Kurti.

“Kaq është i madh Albin Kurti në punët e shtetit. Sa kjo pako me vaksina lëmoshë”, ka shkruar Gjoshi.

Postimi i plotë:

Në këtë foto është Qeveria Kurti 2.

Në këtë foto është papërgjegjshmëria e Albin Kurtit dhe Arben Vitisë për t’i siguruar qytetarëve vaksina.

Në këtë foto janë ditët e humbura të Albin Kurtit në fushata zgjedhore pa asnjë kuptim.

Kaq është i madh Albin Kurti në punët e shtetit. Sa kjo pako me vaksina lëmoshë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco