Analisti ka disa fjalë pas akuzave ndaj Gërvalles

Analisti ka disa fjalë pas akuzave ndaj Gërvalles

09:33, 05/05/2021

Kohëve të fundit Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke u përballur me disa akuza në lidhje me një deklaratë që jo kishe dhënë vjet më parë në television.

Në lidhje me këtë temë ka reaguar analisti politik Skënder Hoxha, i cili u shpreh që është absurde të kërkohet të jep dorëheqje Gërvalla.

Ai ndër të tjera thotë se Kosova është duke pësur ndryshime dhe dorëheqja e Gërvalles nuk duhet të merret parasyshë.

Sipas Hoxhës këto akuza janë një tendencë për rikthimin e forcave të errëta të Kosovës.

Reagimi i plotë i analistit, Skënder Hoxha

Donikën e solli populli në pushtet

Gjatë këtyre ditëve të fundit u përfol për ministren e punëve të jashtme të Kosovës, znj. Donika Gërvalla. Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, shkojnë aq larg sa, kërkojnë që kryediplomatja e Kosovës “të jepë dorëheqje ose të shkarkohet nga kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti !”

Kjo kërkesë tingëllon aq absudre, në kohën kur në Kosovë po fillojnë ndryshimet e mëdha, dhe shihet si tendencë për rikthimin e forcave të errëta të Kosovës! Por, jo, sepse Donika Gërvallën dhe Donikat e tjera, në pushtet i solli populli i Kosovës më 14 shkurt të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco