Zbulohet letra e fundit e Shotë Galicës: Unë jam tuj vdek urie bashkë me 4 jetimë

Zbulohet letra e fundit e Shotë Galicës: Unë jam tuj vdek urie bashkë me 4 jetimë

09:25, 05/05/2021

Shote Galica Ishte luftëtare e shquar e çetave kryengritëse kosovare për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të të gjitha viseve shqiptare dhe për një regjim shtetëror demokratik në Shqipëri, Heroinë e Popullit
Më poshtë ju sjellim një shënim të një letre në korrikun e vitit 1924, ku Shota kërkonte ndihmë, pasi po vdiste urie, siç kishte shkruar edhe ajo në letrën që është bërë publike më vonë.

Unë jam Shotë Galica, gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës. Gjindem në katundin Shullaz të Krujës, kam edhe katër fëmijë jetimë me veti. Janë fëmijët e luftarëve të vramë për çlirim të Kosovës. Jam e shtrëngueme t’ju vnoj në dijeni se jam tuj vdekë unit bashkë me fëmijët jetim.

Shote Galica mori pjesë në më shumë se 40 aksione të rëndësishme kundër armikut. Kundërshtoi me konsekuencë politikën e dhunës e të terrorit të regjimit shovinist të Beogradit ndaj popullsisë shqiptare, shpronësimin e shpërnguljen e saj dhe kolonizimin sllav të trevave shqiptare.

Më 1919 mori pjesë në Kryengritjen e Rrafshit të Dukagjinit, ndërsa më 1922-1923 luftoi për mbrojtjen e Zonës Neutrale të Junikut, e cila shërbente si bazë për kryengritjen e Kosovës e të Malësisë. Në korrik 1924 mori pjesë në mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës (Arbanisë së Vogël).

Në korrik 1924 pas vdekjes së të shoqit Azem Galicës, vazhdoi luftimet në krye të çetës së tij. Humbi në luftime nga masakrat e shovenistëve serbë 22 anëtarë të familjes.
Më 3 korrik 1927 Shote Galica u vendos në Shqipëri, ku vdiq në Fushë Krujë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco