Suhareka përfituese e një granti të madh

Suhareka përfituese e një granti të madh

09:25, 05/05/2021

 

  Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka nisur mëngjesin e sotëm duke treguar se komuna e tij është përfituese e një granti në vlerë 216,308.61 euro, si rezultat i Grantit të Performancës.

Ai tutje ka shoqëruar një fotografi, ku shihet një pamje e bukur dhe e pastër, e këtij qyteti, e mbushur me plotë gjelbërim.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal së bashku me projektin DEMOS kanë përmbyllur procesin e vlerësimit për Grantin e Performancës Komunale (GPK) për vitin 2021 që bashkëfinancohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedia dhe Norvegjia.

Puna vazhdon në shërbim të qytetarëve.  [✅] [👌] ”, ka shkruar ai në Facebook.

Mirëmëngjes 😊 216,308.61 euro është vlera tjetër të cilën Komuna e Suharekës e ka përfituar si rezultat i Grantit të...

Posted by Bali Muharremaj on Tuesday, May 4, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco