Mori pazarin ditor prej 1200 eurosh dhe u largua, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Mori pazarin ditor prej 1200 eurosh dhe u largua, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

08:50, 05/05/2021

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë dje në Gjakovë, një të dyshuar për veprën penale “keqpërdorim i besimit”.

I dyshuari, më 28 prill të këtij viti kishte marrë pazarin ditor në vlerë prej 1200 eurosh në pompën e derivateve EXFIS dhe nuk ishte lajmëruar më.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco