Deputetit i VV-së paralajmëron fundin e ‘vikendeve’ të tejzgjatura: Do të merremi me numrin e madh të festave

Deputetit i VV-së paralajmëron fundin e ‘vikendeve’ të tejzgjatura: Do të merremi me numrin e madh të festave

08:43, 05/05/2021

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka reaguar për numrin e madh të festave në vend.

Sipas tij, është e pakuptimtë që të mos punohet në ditët e javës kur festa është në vikend.

Ai ka thënë se do të merren me këtë mënyrë “të gabuar” të pushimit, por duke mos rënë pre e pazareve të Listës Serbe.

“Më në fund përfundoi ky “vikend” i tejzgjatur. Nuk e di nëse ka ndonjë vend tjetër ku pushohet dyfish. Është e pakuptimtë që mos të punohet në ditët e javës kur festa është në vikend. Njëjtë është edhe pushimi për 9 majin, i njohur si “Dita e Evropës”, ku punohet gjithandej nëpër Evropë, kurse në vendin tonë është pushim”, ka shkruar Ramadani.

Postimi i tij i plotë:

Më në fund përfundoi ky “vikend” i tejzgjatur. Nuk e di nëse ka ndonjë vend tjetër ku pushohet dyfish. Është e pakuptimtë që mos të punohet në ditët e javës kur festa është në vikend. Njëjtë është edhe pushimi për 9 majin, i njohur si “Dita e Evropës”, ku punohet gjithandej nëpër Evropë, kurse në vendin tonë është pushim.

Në Komisionin ku jam anëtar, këtë çështje e kemi trajtuar qysh në vitin 2018. Rregullimi i tillë është në kuadër të Ligjit për Festat Zyrtare, që është ndër 28 ligjet me interes vital, ndryshimi i të cilit kërkon përveç shumicës së deputetëve, edhe shumicën e votave të minoriteteve.Lista Serbe këtë fuqi e shfrytëzon që të përfitojë në aspekte të tjera, dhe kushtet e saj janë të papranueshme.

Do të merremi me këtë mënyrë të gabuar të pushimit, por duke mos rënë prehë e pazareve të LS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco