Furtuna e miratuar sot në Qeveri, rrezikon t'i lë veç me rroba të trupit disa zyrtarë

Furtuna e miratuar sot në Qeveri, rrezikon t'i lë veç me rroba të trupit disa zyrtarë

14:06, 13/04/2021 Nga D.G.

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot koncept-dokumentin për pasurinë e pajustifikueshme.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se koncept-dokumenti ofron analizë të thukët për nevojën e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, shkruan Syri.net Kosova

Ajo ka thënë se me këtë projektligj do të përcaktohen saktë se cilat janë arsyet për konfiskim të pasurisë.

Por çfarë ndodh nëse për ndonjë zyrtar publik vërtetohet se ka fituar pasuri në mënyrë të jashtëligjshme, por të njëjtën shteti nuk mund ta sekuestroj për arsyeje të ndryshme.

Në pikën 1.2 të koncept-dokumentin “Korniza institucionale dhe legjislative e Kosovës në fushën e konfiskimit të pasurisë”, parashikohet që në rast se pasuria e përfituar jashtëligjshëm nuk mund të konfiskohet, Gjykata urdhëron kryesin e veprës për të paguar një shumë të barasvlershme ose Gjykata do tëkonfiskojë çdo pasuri të të pandehurit me vlerë të barasvlefshme.

“Kur konfiskimi i pasurisë ose mjetit që ështëpërfituar me vepër penale nuk është i mundur,Gjykata urdhëron kryesin e veprës për të paguarnjë shumë të barasvlershme ose Gjykata do tëkonfiskojë çdo pasuri të të pandehurit me vlerë të barasvlershme” thuhet në koncept-dokument.

Shkarko dokumentin

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco