Ja kush është zyrtari policor i arrestuar nga IPK-ja, e zbulon 'Syri.net'

Ja kush është zyrtari policor i arrestuar nga IPK-ja, e zbulon 'Syri.net'

22:01, 10/04/2021

Zyrtari policor i arrestuar nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës sipas burimeve të "Syri.net" është Visar Basha.

Ai ishte punonjës në Stacionin Policor Qendra, derisa ishte i përfshirë në këtë incident.

Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”. 

Por nga policia nuk kanë dhënë informacione tjera rreth këtij rasti, pos ayre nga IPK-ja.

Vetëm gjatë këtij viti janë arrestuar 23 zyrtarë policor për vera të ndryshme penale.

Të rikujtojmë se drejtori i përgjithshëm i Policisë Samedin Mehmeti, ka kërkuar ngritjen e disiplinës, integritetit dhe imazhit policor.

Ai ka kërkuar që të ngritët përgjegjësia në menaxhim dhe mbikëqyrje nga eprorët e të gjitha niveleve.

Kjo me qëllim të ngritjes së nivelit të mbikëqyrjes do të bëhen hetime dhe inspektime në të gjitha nivelet

Po ashu ka kërkuar të realizohen trajnime shtesë në fusha të ndryshme, komunikimit, disiplinës, taktikave mbrojtëse, përdorimit të forcës etj.

Të bëhet ricertifikimi, këshillimi dhe rishikimi i procedurave të angazhimeve policore në fushën e përdorimit të forcës.

Të raportohen dhe iniciohen të gjitha rastet, ku mund të ketë tejkalim të autorizimeve policore apo sjellje në kundërshtim me parimet dhe procedurat policore.

Menaxhmenti i Policisë së Kosovës do të mbetet i përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit, andaj me qëllim që të parandalohen rastet e tilla të izoluara, me qëllim të një shërbimi edhe sa më efikas dhe cilësor, nuk do të tolerohen sjelljet e mundshme jo profesionale dhe tejkalimi i autorizimeve policore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco