Festa e Republikës Turke, 'ngrihet' flamuri gjigant në mes të Tiranës

Festa e Republikës Turke, 'ngrihet' flamuri gjigant në mes të Tiranës

09:26, 30/10/2020

Me rastin e Ditës së Republikës së Turqisë, ndërtesa e Universitetit Politeknik të Tiranës në sheshin “Nënë Tereza” është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Turqisë.

Ndriçimi i godinës së universitetit me rastin e 29 Tetorit është organizuar nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë dhe me lejen e autoriteteve shqiptare.

Më 29 tetor të vitit 1923, Mustafa Kemal Atatürk, zyrtarisht shpalli emrin e kombit dhe statusin e vendit si republikë.

Më pas u zhvillua një votim në Asamblenë e Madhe Kombëtare dhe Atatürk, me votim unanim u zgjodh presidenti i parë i Republikës së Turqisë. Që atëherë, Turqia feston Ditën e Republikës çdo 29 tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco