Noka në Çim Peka LIVE: OFL është krijuar për gjoba dhe...

Noka në Çim Peka LIVE: OFL është krijuar për gjoba dhe...

21:11, 17/09/2020

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, komentoi në Çim Peka LIVE situatën e krijuar në vend pas shpërthimit të krimit.

“Policia është e paralizuar pasi shefat e tyre janë të inkriminuar.

Policia e Shtetit është kthyer në polici politike. Është kthyer në një organizatë me kupolë tërësisht të inkriminuar.

Kur kryeministri darkon e drekon me kokat e krimit të organizuar, çfarë mund të presësh,” tha Noka.

Duke u ndalur te Elbasani, ai tha se “Elbasani është për fat të keq një qytet i shkelur me këmbë nga Rilindja”.

Ish-ministri tha se ka dy arsye se përse është krijuar Operacioni Forca e Ligjit.

“OFL është krijuar për të mbledhur para. Gjobat që paguajnë subjektet e OFL janë të frikshme.

E dyta, është krijuar për të mbajtur nën kontroll kriminelët dhe për t’i pasur ushtarë dhe shërbëtore në fushatë,” tha Noka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco