Raporti i KE-së për ‘Ligjin e Shpifjes’/ Gjosha thirrje Ramës: Hiq dorë! Kusht për integrimin e vendit në BE

Raporti i KE-së për ‘Ligjin e Shpifjes’/ Gjosha thirrje Ramës: Hiq dorë! Kusht për integrimin e vendit në BE

20:20, 17/09/2020

Lidhur me deklaratën kundër ‘Ligjit të Shpifjes’ të raporterit për Lirinë e Medias në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Stefan Schennah, ka reaguar edhe ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha.

Në postimin e saj në Facebook, Gjosha ka theksuar se liria e medias është një kusht i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë drejt BE, teksa ka shtuar se cënimi i fjalës së lirë është përpjekje për izolim.

“Raporteri për Lirinë e Medias në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Stefan Schennah, i ka bërë thirrje sot Kuvendit të Shqipërisë për të hequr dorë nga ndryshimet që Kryeministri ka propozuar për ligjin e shpifjes’.

Postimi i plotë i Klajda Gjoshas:

Raporteri për Lirinë e Medias në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Stefan Schennah, i ka bërë thirrje sot Kuvendit të Shqipërisë për të hequr dorë nga ndryshimet që Kryeministri ka propozuar për ligjin e shpifjes.

Rikujtoj se liria e medias është një kusht i rëndësishëm i procesit të integrimit të Shqipërisë por edhe një tregues i nivelit të demokracisë në vend. Cdo përpjekje për të cënuar lirinë e fjalës, është një përpjekje për të izoluar Shqipërinë!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco