Shqiptari sherr me thikë kuzhine me marokenin, pronari i lokalit ….

Shqiptari sherr me thikë kuzhine me marokenin, pronari i lokalit ….

18:11, 17/09/2020

Ai pa dy burra duke u grindur, pastaj njëri prej tyre nxori një thikë dhe në këtë çast nuk mendoi dy herë dhe u përball me të për ta çarmatosur.

Ngjarja ndodhi pasditen e shkuar në Nasalli Rocca, ku protagonist i historisë për fat të mirë me një fund të lumtur, është pronari i një lokali.

Por, në telash përfundoi një 25 vjeçar shqiptar me histori që lidhen me drogën dhe problemet ligjore me qëndrimin në Itali.

Ai u denoncua për kërcënim të rëndë dhe mbajtjen e armëve të ftohta.

I riu shqiptar ishte duke biseduar me një maroken 20 vjeçar, me të njëjtët precedentë, por gjakrat u nxehën shpejt.

Në këtë çast, shqiptari nxjerr një thikë kuzhine dhe e drejtoi kundër afrikano-veriorit.

Në atë moment, të dy po grindeshin pranë një lokali, ku pronari ishte dëshmitar i skenës, i cili ndërhyri dhe shmangu më të keqen.

Oficerët e policisë arritën në vend për pak sekonda dhe kapën armën dhe denoncuan shqiptarin. Nuk dihet nëse të dy e njihnin njëri-tjetrin dhe nëse grindja është për arsye të kota ose për çështje të vjetra.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco