EMRAT/ Ngrihet komisioni parlamentar që do të zgjedhë KQZ-në e re

EMRAT/ Ngrihet komisioni parlamentar që do të zgjedhë KQZ-në e re

13:38, 17/09/2020

Kuvendi miratoi në seancë plenare Komisionin e posaçëm parlamentar që do të zgjedhë trupën e KQZ-së së re.

95 vota ishin pro teksa 3 të tjera kundër kurse 5 deputetë votuan abstenim.

Edhe 1 muaj kohë ka KQZ  të riformatohet dhe për të filluar punën për zgjedhjet e 25 prillit të 2021.

Përfaqësues nga mazhoranca në Komision do të jenë Damian Gjiknuri, Alket Hyseni dhe Adnor Shameti.

Nga opozita do të jetë Oerd Bylykbashi.

Ndërsa nga deputetët e emëruar nga Rama si opozitë në parlament, do të jenë Myslim Murrizi dhe Edmond Stojku.

Nesër skadon afati për 12 vendet e KQZ-së së re.

Deri më tani kanë kandiduar Helga Vukaj, Besnik Maho, Eldrina Karafili, Artan Kodheli, Sali Shehu, Bledar Skënderi ndërkohë për dy pozicione të tjera kandidojnë Leonard Gremshi dhe Dritan Caka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco