Hetuesit e Speciales dalin nga zyrat e OVL-UCK, i marrin dosjet

Hetuesit e Speciales dalin nga zyrat e OVL-UCK, i marrin dosjet

13:35, 17/09/2020

Pas tre orëve që qëndruan në zyrat e Organizatës së Veteraneve të Luftës, Hetuesit e Speciales kanë marrë dosjet që iu dorëzuan dje kësaj organizate.

Ndonëse ishte paralajmëruar nga udhëheqësit e organizatës së dorëzimi nuk do të behej pa Policin e Kosovës një gjë e tille nuk ndodhi.

Dorëzimi i dosjeve është bërë më këshillë të avokatit, Tomë Gashit i cili është autorizuar si avokat i OVL UCK-së

Kështu është shprehur Gashi në një konference për medie.

“Ky është një material i tyre dhe ata e kanë marrë atë që i takon. Ju duhet të keni kujdes në emrat e dëshmitareve që të mos i publikon. Mirëpo ju keni drejte të publikon relacioni e Speciale me institucionet e Serbisë”, ka thënë Gashi.

Kujtojmë që kjo është hera e dytë që në zyret e OVL-UCK dikush i panjhohur sjell dosje nga Gjykata Specialja

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco