Presion për votat, PD padite në prokurori ISHSH e Elbasanit

Presion për votat, PD padite në prokurori ISHSH e Elbasanit

13:58, 14/09/2020

Monitorimi i PD-së për zgjedhjet ka dhënë rezultatet e para.

PD e Elbasanit mësohet se ka paditur në prokurori drejtorin e ISHSH-së në Elbasan.

‘Shantazhi i pushtetit dhe largimet nga puna nuk do të njihen nga qeveria e PD’, shprehet selia blu në një deklaratë për mediat.

Reagim në emër të Partisë Demokratike:

Ky është Formulari i mbledhjes së votave për Partinë Socialiste i shpërndarë nga Drejtori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Elbasan Blendi Musai, tek punonjësit nën varësinë e tij. Ky është krim dhe abuzim i rëndë me detyrën.

Partia Demokratike Elbasan dënon këtë akt kriminal të Blendi Musait dhe e garanton se do të përballet me forcën e ligjit, pa asnjë hezitim.

Gjatë ditës së sotme kemi përcjellë të dhënat e plota për kallëzimin e tij në prokurori për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a ‘Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore’ të Kodit Penal.

Partia Demokratike Elbasan garanton të gjithë punonjësit e administratës publike që nuk angazhohen në veprimtari politike dhe nuk bien pre e presionit të paligjshëm, se asnjë akt shantazhi apo largimi nga puna për qëllime elektorale nuk do të njihet nga Qeveria e re e Partisë Demokratike, e dalë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco