‘Tregti’ me gjakun e viktimave

‘Tregti’ me gjakun e viktimave

11:29, 14/09/2020

Ulja e dënimit për vrasjen e gruas dhe vajzës së tij ndaj Pjetër Ndrecaj ka ngjallur reagime të shumta.

Është Kimete Berisha ajo që së fundi ka reaguar duke thënë se është dështim i madh dhe po bëhetë ‘tregti’ me gjakun e viktimave, pasi Gjykata në Gjakovë përveç që uli dënimin ajo edhe obligoi vrasësin që t’i kompensojë viktimat me nga 50 euro – njofton Syri.net Kosova.

Berisha thotë sipas këtij vendimi gjykatësi me zë të shterur nga korrupsioni dhe padrejtësitë qëka vendosur në jetë  e pretendon rastin si të rëndë duke e dënuar me burg të pjetshim dhe pas një kohë po i njëjti e zbutë vendimin.

Ky është reagimi i plotë:

Dështimi i madh. 
Gjykata e ulë dënimin e vrasësit të gruas dhe vajzës së tij, dhe e oblgon vrasësit që t'i kompensojë viktimat me nga 50 Euro. 
'Tregti' me gjakun e viktimave. 
Sipas gjykatësit, me zë të shterur nga korrupcioni dhe padrejtësitë që i ka vendosur në jetën e tij, në dëm të viktimave, dhe sipas 'drejtësisë' shqiptare, vepra e vrasësit P.Ndrecaj, në fillim ishte jashtëzakonisht e rëndë (për dënim
të përjetshëm), dhe pas një kohe, vepra e njejtë 'u zbut' (për ku me ditë çfarë arsye), dhe vrasësi u mëshirua nga 'drejtësia'. 
Ndërkohë Presidenti Hashim Thaçi i uron nxënësit për fillimin e Vitit të Ri shkollor, i njejti që ua falë dënimin vrasësësve të fëmijëve. 
P.S. Më vjen të bërtas, të qaj, të 'zhdukem' nga ky ferr.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco