Njoftim me rëndësi për gjakovarët

Njoftim me rëndësi për gjakovarët

11:01, 14/09/2020

Nga dita e nesërme, më datë 15.09.2020 do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në njërin shirit në rrugën ‘’Nëna Tereza’’ (segmenti nga udhëkryqi me rr. Beqir Kastrati deri te udhëkryqi me rr. Mazllom Lakuci).

Ky ndalim i qarkullimit do të bëhet për arsye se do të fillojnë punimet në rregullimin e rrugës ‘’Nëna Tereza’’.

"Lusim qytetarët që automjetet të mos i parkojnë përgjatë kësaj rruge si dhe të shmanget qarkullimi për shkak se do të ketë punime" thuhet në njoftimin e komunës

Ndalim i qarkullimit do të jetë i pjesshëm dhe në faza. Për çdo ndryshim eventual, do të ju informojmë me kohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco