VIDEO/ Berisha publikoi pamjet e atentatit, ja çfarë thotë policia pas një muaji për ngjarjen e rëndë

VIDEO/ Berisha publikoi pamjet e atentatit, ja çfarë thotë policia pas një muaji për ngjarjen e rëndë

19:25, 12/09/2020

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar ditën e sotme videon e një atentati të ndodhur më 15 gusht në kryqëzimin e Shëngjinit, ku dy persona me motor me skafandra në kokë, qëlluan ndaj një makine në të cilën udhëtonte një familje.

Menjëherë pas kësaj video ka ardhur edhe reagimi i Policisë së Shtetit.

Policia thotë se ka nisur hetimet për kapjen e autorëve që qëlluan me armë zjarri 3 herë ndaj një automjeti.

Atentati u bë ndaj shtetasit Besnik Xhelal Reci, i cili po udhëtonte me bahkëshorten dhe 2 djemtë e mitur dhe u përball me motocikletën që qëlloi drejt tyre.

Njoftimi i policisë: Më datë 16.08.2020 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë dhe punohet për identifikimin dhe kapjen a autorëve, sepse më datë 15.08.2020, ora 19:30, në lagjen ‘’Xhenjo’’Lezhë, në rrugën Lezhë-Shëngjin, dy persona të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një motorçikletë dhe skafanda në kokë, kanë qëlluar më armë zjarri pistoletë 3 herë, në drejtim të automjetit tip Mercedes Benz C Class me ngjyrë gri me targa AA 811 AB, me të cilin po lëvizte shtetasi Besnik Xhelal Reçi, i datëlindjes 31.08.1985, banues në Gjorme Kurbin, sëbashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe 2 djemtë e mitur. Në cilesinë e provës materiale u bllokua një gëzhojë me përmasa 9x19mm dhe një kapsollë detonatore e pa gropëzuar si dhe një fishek i pa gropëzuar. Nenet 76, 22, dhe 278 të K.Penal

Statusi i ish-kryeministrit Berisha

I bëjnë atentat! Akuzon narkopolicine për indiferencë të plotë! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje dr. Kam një video të një atentati që më ka ndodhur me 15 gusht 2020, kam qenë me bashkëshorten dhe me dy fëmijët, më ka vazhduar për nga kryqëzimi i Shëngjinit e deri ne Bushat të Shkodres dhe kam kaluar tre postoblloqe policie dhe s’kanë reaguar fare.

I kam me video dhe tu me shiku policia dhe ka njoftu nusja ne tel, ka vazhdu ndjekja 20 minuta. Të lutem më ndihmo t’i publikoj. T’i kam çuar video dhe ne fejsbuk. Kjo është video e dytë shikoje C klasi gri dhe motorri pas dhe polici i qarkullimit qe kap gjoja radion.

Me kanë shiku policët, ka marrë dhe nusja për 20 minuta komisariatin e Lezhës dhe njerëzit e mi në tel kanë njoftu komisariatin e Laçit po asnjë gjë veç kur kam ikë vetë në komisariatin e Shkodrës se deri në Bushat të Shkodrës me ka ndjekë motorri duke me gjuajtur pastaj janë tërheqë dhe kanë kthyer atentatorët mbrapsht për Lezhë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco