‘Dhjetëfishimi i gjobave për drejtuesit e automjeteve’/ Ja çfarë thonë ekspertët

‘Dhjetëfishimi i gjobave për drejtuesit e automjeteve’/ Ja çfarë thonë ekspertët

18:26, 12/09/2020

Teksa drejtuesit e automjeteve nuk i komentojnë këto ndryshime, ekspertët i shohin si një hap pozitiv për kodin rrugor, por theksojnë se para miratimit, duhet të njihen nga drejtuesit e automjeteve dhe nga këmbësorët.

“Është një nismë pozitive dhe është përgatitur drafti që do të kalojë në Parlament. Por mendoj që para se të kalojë të bëhet një sensibilizim i opinionit publik, me qëllim që ky ndryshim që do të kalojë në Parlament të njihet nga përdoruesit e rrugës. Në rast se ky draft i përgatitur nga specialistë të fushave përkatëse, nuk do të ketë efekt pozitiv në rast se nuk i paraprin një fushate sensibilizuese”, tha eksperti i Sigurisë Rrugore, Islam Qibini.

Ekspertët, ndër të tjera shprehen se këto ndryshime do të kenë efekt nëse policia rrugore do t’i zbatojë me përpikmëri dhe jo në mënyrë selektive.

 “Kjo do të ketë ndikim, por nuk do të ketë efikasitetin e duhur në rast se Policia Rrugore nuk do të kërkojë zbatimin e rrepë të Kodit Rrugor”, tha ai.

Drafti i ri parashikon që gjobat të variojnë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë nëse përdorni telefonin teksa jeni në timon, po ashtu edhe për mos-vendosjen e rripit.

Ndërkohë për të njëjtat shkelje në Kosovë dhe  Maqedoninë e Veriut masa ndëshkuese me gjobë është 40 euro./ abcnews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco