GJKKO konfirmon masat e sigurisë për Margjekën, avokati: Proces politik

GJKKO konfirmon masat e sigurisë për Margjekën, avokati: Proces politik

15:08, 12/09/2020

Gjykata e Posaçme konfirmoi masat e sigurisë arrest shtëpie për gjyqtaren e Apelit Korçë, Mimoza Margjeka dhe avokatin Skënder Demiraj.

Ndërkohë u konfirmuan edhe masat arrest në burg për Nejton Balin, Klaudjo Zhillën dhe Arben Carën.

Avokati mbrojtës i gjyqtares Mimoza Margjekaj, Genc Gjokutaj, deklaroi pas përfundimit të seancës së sigurisë ndaj gjyqtares se do ta ndjekin në rrugë ligjore, pasi sipas tij nuk ka asnjë çështje.

“Këtu nuk ka çështje. Ne do të ndjekim rrugën ligjore. Çështja është brenda ligjit”, tha ai.

Sipas tij, ky është proces me prapavijë politike dhe se vendimi për të është marrë jashtë gjykatës.

Kujtojmë se Margjeka vendosi vitin e shkuar të mos i jepte mandatin Valbona Sakos si kryebashkiake e Durrësit pas procesit të 30 qershorit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco