Kosovari që garon për mandatin e tretë në Këshillin e Integrimit në Velbert të Gjermanisë

Kosovari që garon për mandatin e tretë në Këshillin e Integrimit në Velbert të Gjermanisë

14:34, 12/09/2020

Rrahman Islami, është kosovari, i cili prej vitesh jeton dhe vepron ne Gjermani, përkatësisht në qytetin e Velbertit.

Ai për të tretën herë me radhë po garon për të qenë këshilltar në Këshillin e integrimit për qytetet, Velbert, Langenberg dhe Neviges, në zgjedhjet që do të mbahen me 13 shtator.

Islami njihet për angazhimet e tij në avancimin e mërgatës shqiptare në Gjermani, përmes shoqatës së miqësisë Velbert-Podujevë.

Ai është iniciatori dhe ndër meritoret për binjakzimin e Komunës së Podujevës me qytetin e Velbertit të Gjermanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco