Homazhe për Azem Hajdarin/ Basha, thirrje rinisë: Të mos shohin ikjen si zgjidhje, por përballjen dhe fitoren

Homazhe për Azem Hajdarin/ Basha, thirrje rinisë: Të mos shohin ikjen si zgjidhje, por përballjen dhe fitoren

13:05, 12/09/2020

Në 22-vjetorin e vrasjes, kreu i opozitës, Lulzim Basha kreu homazhe në memorialin e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari. "Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit është përjetë shembull frymëzimi, për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie Europiane, të një Shqipërie demokratike ku qytetarët janë zot të fateve të tyre," tha Basha.

MESAZHI

Në përvjetorin e vrasjes së heroit të demokracisë Azem Hajdari, kujtojmë me nderim dhe respekt të thellë jetën dhe veprën e njeriut, që ia fali rininë dhe energjinë e tij demokracisë dhe lirisë.

Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit është përjetë shembull frymëzimi, për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie Europiane, të një Shqipërie demokratike ku qytetarët janë zot të fateve të tyre.

E sotmja është po ashtu një thirrje për rininë që të mos shohin ikjen si zgjidhje, por përballjen dhe fitoren, ashtu siç bëri Azem Hajdari në dhjetorin e 1990 e në vitet që pasuan.

Vepra e Azem Hajdarit është dëshmia e qartë se askush dhe asgjë nuk mund ta ndalë dëshirën, energjinë dhe vendosmërinë e rinisë por edhe të popullit shqiptar për ndryshim.

Ndaj është koha që me frymëzimin e Azemit dhe bashkëluftëtarëve të tij të viteve '90, të hapim rrugën e lirisë, demokracisë, mundësive të barabarta, Shqipërisë si gjithë Europa.

I përjetshëm qoftë kujtimi i heroit të demokracisë, simbolit të luftës dhe përpjekjeve për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco