Shkrimi i Le Monde ‘masakron’ Ramën/ Meta: Koha për të rikthyer shpresën

Shkrimi i Le Monde ‘masakron’ Ramën/ Meta: Koha për të rikthyer shpresën

12:13, 12/09/2020

Kreu i shtetit, Ilir Meta reagoi pas publikimit të një shkrimi me tone kritike nga Le Monde Diplomatique për kryeministrin Edi Rama.

Në shkrim thuhet se emigrimi gjatë qeverisjes së Ramës është më e lartë se në vitet ’90.

Teksa poston linkun e shkrimit nga SYRI.net, Meta shkruan:

“Ritmet shqetësuese të shpopullimit të Shqipërisë edhe sipas prestigjozes "Le Monde" tregojnë se situata në vend është më dëshpëruese se në vitet '90.

Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë kombëtare, dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike.

Koha për të rikthyer shpresën tek shqiptarët është tani!

Rruga që duhet ndjekur është e qartë: Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre!

Çdo pritshmëri tjetër është NAIVITET, ILUZION dhe TRADHTI!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco