Shkon në gjashtë numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

Shkon në gjashtë numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

21:43, 08/04/2020

Ministria e Shëndetësisë e ka konfirmuar vdekjen e një gruaje nga Malisheva.

66 vjeçarja  është viktima e gjashtë në Kosovë nga koronavirusi.

“Sot më 08.04. 2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja 66 vjeçe, nga Malisheva, e cila ka qenë e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Kjo është vdekja e gjashtë e shënuar në Kosovë nga Covid-19 .

Ndërkohë, deri me tani në vendin tonë janë konfirmuar 184 raste me koronavirus ndërsa 30 janë të shëruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco