Haskuka me kallëzim penal ndaj zyrtarëve të PDK-së, u futën në zonën e karantinuar

Haskuka me kallëzim penal ndaj zyrtarëve të PDK-së, u futën në zonën e karantinuar

20:49, 08/04/2020

Kreu i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se sot kanë dorëzuar Kallëzimin Penal në Prokurorinë Themelore të Prizrenit ndaj zyrtarëve të PDK-së, të cilët gjatë ditës së djeshme në mënyrë të paautorizuar kanë hyrë në zonën e karantinuar në fshatin Korishë dhe kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me personat brenda fshatit, duke rrezikuar kështu përhapjen e virusit në zonat brenda dhe jashtë karantinimit.

Lajmin e ka bërë publik, Haskuka në Facebook, shkruan Syri.net Kosova.

"Në rast të përhapjes së virusit nga ky rast, atëherë këta do të ishin shkelës edhe të nenit 249 të Kodit Penal të Kosovës, për përhapjen e sëmundjes ngjitëse", thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco