'A i veshën çizmet këta vajtuesit'; analisti ironizon me PAN-in

'A i veshën çizmet këta vajtuesit'; analisti ironizon me PAN-in

22:29, 04/04/2020

Pjesa veriore e Mitrovicës është futur në karantinë për shkak të rasteve të reja të personave të infektuar me koronavirus.

Mirëpo gjatë ditës zyrtarë të PAN-it, kanë thënë se këto komuna po e respektojnë gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur në Serbi dhe në këtë mënyrë po cenohet integriteti territorial i Kosovës.

E analisti Blerim Vela, përmes një statusi në Facebook, ka ironizuar me siç i quan ai vajtuesit e PAN-it.

 

"A i veshën “cizmet” këta vajtuesit e PAN-it e u nisën për veri apo u mjaftuan me reagime në rrjete sociale?" ka shkruar Vela.

Sipas tij, për ti marrë seriozisht deklaratat e tyre, çdo deklarim i tyre duhet të filloj me kërkim falje për degradimin që e kanë shkaktuar dhe marrjen e përgjegjësisë për gjendjen në veri nga 1999.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco