40 sekonda për të kuptuar se kujt i jepni rrogë me taksat tuaja

40 sekonda për të kuptuar se kujt i jepni rrogë me taksat tuaja

18:17, 12/04/2023

Nga Hysni Gurra

Shikojeni pak këtë!

Për ta xhiruar këtë duhet një skenar, një regjisor, dy kamera, ndriçim dhe operator zëri.

Aktorë janë kryeministri i Shqipërisë dhe disa punonjës të kryeministrisë.

Duhen dhe disa prova dhe pastaj versioni final kalon në montazh që bëhet gati për publikim.

Kjo është ana zyrtare se me se merret stafi i kryeministrisë me në krye vetë kryeministrin.

Kurse skenari është hata fare!

Kryeninistri dëgjon një muzikë që i pëlqen (tallava). Thërret me telefon grupin.

Grupi, kryesisht vajza të reja, hyjnë brenda dhe pasi dëgjojnë muzikën, fillojnë dhe tunden përpara kryeministrit.

Por, atij i kujtohen hallet e popullit, mbyll muzikën dhe urdhëron: kthehuni në punë!

Dhe ky njeri ka qef çdo punë- me përjashtim të punës për të cilën paguhet nga shqiptarët.

I pëlqen të bëjë bojaxhiun, piktorin, shkrimtarin, tallavaxhiun, arkitektin (është marrë personalisht e me pllakat e rilindjes urbane), moderatorin televiziv (podcast) etj, vetëm punën e kryeministrit nuk e ka bërë asnjë ditë.

40 sekonda për të kuptuar se kujt i jepni rrogë me taksat tuaja (përveç ç’jua vjedhin, po shihni atë që ju paguani vetë për kryeministër dhe punonjësit e administratës).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco