Spikerja e lajmeve me inteligjencë artificiale

Spikerja e lajmeve me inteligjencë artificiale

11:26, 12/04/2023

“Fedha” quhet kjo prezantuese lajmesh nga Kuvajti, e cila në fakt nuk është një njeri, por një vetëm një imazh i krijuar nga Inteligjenca Artificiale. Është krijuar për të qenë prezantuesja e parë e lajmeve me inteligjencë artificiale në Kuvajt, nga media online Kuvajt Njuz.

Image

Drejtuesit e medias thonë se ajo është programuar për ta folur gjuhën arabe me theks kuvajtian. Flokët i ka bjonde dhe sytë me ngjyrë të hapur, tipike për vendet e Europës Veriore, për të promovuar larmishmërinë e popullsisë së Kuvajtit  popullsinë e larmishme të Kuvajtit dhe numrin në rritje të të huajve që po zgjedhin të jetojnë në këtë vend.

“Fedha” megjithatë, nuk është e para prezantuese me inteligjencë artificiale në botë.

Agjencia kineze e lajmeve “Shinhua” prezantoi e para në 2018-ën këtë folës, i cili prezantonte lajmet në anglisht. Inteligjenca artificiale po ofron gjithmonë e më shumë shërbime dhe sipas parashikimeve, ky sistem mund të zëvendësojë mbi 300 milionë vende pune në gjithë globin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco