Brenda qytetit gjigant lundrues më të pabesueshëm në botë

Brenda qytetit gjigant lundrues më të pabesueshëm në botë

17:23, 20/12/2022

Imazhet e pabesueshme, edhe pse ende një koncept, tregojnë planet e ardhshme për një qytet lundrues që mund të strehojë mijëra njerëz.

Anija në formën e një “Manta Ray”, që do të marrë emërtimin “City of Meriens” duket si diçka nga një film fantastiko-shkencor dhe është projektuar për të lundruar në të gjithë botën me mijëra njerëz brenda bordit të saj.

Ai do të arrijë të strehojë deri në 7 mijë njerëz me një bollëk objektesh kërkimore dhe shkencore ndërsa endet në det të hapur, perfekt për adhuruesit e oqeanit.

Sipas krijuesve të kësaj vepre madhështore shprehen se, ajo është projektuar për studiues, akademikë dhe studentë që duan të eksplorojnë jetën detare.

Arkitekti ambicioz shpjegoi se ‘qyteti’ do të mirëpresë njerëz nga e gjithë bota dhe do të qeveriset nga standardet e Kombeve të Bashkuara.

Pasi të ndërtohet, do të ketë një gjatësi totale prej 900 metrash dhe një gjerësi prej 500 metrash dhe brenda do të mbajë anije kërkimore deri në 90 metra të gjata. Ka plane për salla leksionesh, klasa, laboratorë, zona banimi, zona relaksi kulturor dhe sportive.

“City of Meriens” do të jetë nën kujdesin e UNESCO-s përmes Komisionit Ndërqeveritar Oqeanografik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco