Zbulohet misteri i deleve që qarkullonin në formë rrethore për 12 ditë pa ndërprerje

Zbulohet misteri i deleve që qarkullonin në formë rrethore për 12 ditë pa ndërprerje

11:13, 22/11/2022

Javën e kaluar një video e publikuar në rrjete sociale u bë virale për shkak se tregonte një grup delesh në një fermë në Kinë që ecnin në formë rrethore për 12 ditë rresht pandërprerje.

Pronari i fermës u shpreh se nuk mund ta kuptonte këtë sjellje të kafshëve.

Nuk u desh shumë në fakt që të zhvilloheshin teori konspirative madje disa nga këto teori shkuan aq larg sa u shprehen se është një shenjë që tregonte fundin e botës.

Sipas shkencëtarëve, megjithatë, shpjegimi i sjelljes së deleve ka shkaqe krejtësisht të natyrshme dhe sigurisht që nuk lidhet me sëmundjen listeriozë, e cila mund të shkaktojë çorientim te kafshët, pasi të gjitha kafshët e prekura prej saj ngordhin bredna 48 orëve.

“Duket se këto dele kanë qenë në këtë kullotë të veçantë për një periudhë të gjatë kohore dhe kjo mund t'i ketë bërë ato të adoptojnë një sjellje stereotipe me ciklin e përsëritur për shkak të stresit që u ka krijuar izolimi i tyre i gjatë,” është shprehur profesori në Departamentin e Bujqësisë në Universitetin e Gloucester, Matt Bell.

''Pasi filluan disa dele, më pas u bashkuan të tjera pasi janë kafshë që jetojnë në tufa dhe duan të jenë me ‘miqtë’ e tyre”, shtoi profesori britanik.

Siç thuhet në Manualin Veterinar Merck, sjellja sociale e deleve dominohet nga modeli i tufës në të cilin lëvizjet e kafshëve kontrollohen dhe njësitë mbrohen nga gjuetarët duke u larguar nga rreziku si grup.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco