Prindër dhe gjyshër mos i bëni fëmijët ‘servilët’ tuaj!

Prindër dhe gjyshër mos i bëni fëmijët ‘servilët’ tuaj!

10:42, 18/06/2022
Shkencëtarët pas studimesh të gjata kanë dalë në përfundimin se janë fëmijët që i njohin më mirë prindërit, dhe jo prindërit fëmijët siç pretendohet…

Fëmijët i njohin më mirë prindërit dhe të rriturit e tjerë, sepse ata po mësojnë si të bëhen edhe ata të rritur. Duke vëzhguar të rriturin ata vërejnë sjellje të ndryshme që shpesh nuk i kuptojnë nga se shkaktohen, por e ndjejnë, dhe dëgjojnë prindërit të thonë se qenka faji i fëmijës që u nxehën, u mërzitën apo u gëzuan.

Fëmija duke qenë i vogël apo në moshën e dipendencës së plotë nga i rrituri dhe në veçanti nga prindi, përpiqen të evitojnë sjellje që prindin e nervozojnë. Fëmija përpiqet të bëjë veprimet që prindit i pëlqejnë apo e gëzojnë.

Pra, fëmija i nënshtrohet të rriturit, bën dhe thotë ato veprime që prindi dëshiron të shohi dhe thotë fjalët që prindi dëshiron të dëgjojë. Kujdes prindër dhe gjyshër mos i bëni fëmijët “servilët” tuaj. Një nga shenjat e kësaj situate është të kërciturit e dhëmbëve natën./ revistapsikologji

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco