Pasaportat e vaksinave, ky është efekti negativ dhe i papritur

Pasaportat e vaksinave, ky është efekti negativ dhe i papritur

18:09, 01/09/2021

Imponimi i pasaportave të vaksinave ka të ngjarë t’i bëjë njerëzit hezitues ndaj vaksinave edhe me ngurrues, sipas një hulumtimi në Britani.

Sondazhi u krye në prill kur shumica e njerëzve ose nuk ishin të vaksinuar ose kishin marrë vetëm një dozë të vaksinës. Hulumtimi sugjeron që grupet që kanë më pak gjasa të vaksinohen, i shohin pasaportat e vaksinave më pak pozitivisht.

“Kjo krijon rrezikun e krijimit të një shoqërie të ndarë, ku shumica janë relativisht të sigurt, por mbeten vende me vaksinim më të ulët, ku ende mund të ndodhin shpërthime të virusit,” shkruan autorët.

Analiza përfshiu 16,527 njerëz dhe një pjesë e njerëzve të pabindur për vaksinën, thanë se do të kishin më pak gjasa të vaksinoheshin nëse prezantoheshin pasaportat e vaksinimit.

Autori kryesor Dr. Alex de Figueiredo nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, tha se këto përqindje bëhen të rëndësishme kur shkallëzohen për të gjithë popullatën.

Studimi i bën jehonë të dhënave historike që sugjerojnë se ata që janë kundër rekomandimeve mjekësore nuk do të ndryshojnë qëndrimin ndaj vaksinave duke futur masa më shtrënguese, sipas Caitjan Gainty, një lektore e historinë së shkencës, teknologjisë dhe mjekësisë në King’s College London, e cila nuk ishte e përfshirë në studim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco