Nëse e merrni vaksinën kundër Covidit, ja çfarë dhurate iu pret në këtë shtet të Amerikës

Nëse e merrni vaksinën kundër Covidit, ja çfarë dhurate iu pret në këtë shtet të Amerikës

20:29, 02/06/2021

Në të gjithë botën po shihen mënyra sesi mund të nxiten njerëzit të vaksinohen kundër koronavirusit. 

Në New York, ata që pranojnë të marrin dozat e vaksinës, marrin patate të skuqura dhe hamburgerë dhuratë.

Kurse në West Virginia ka njoftuar se ata që vaksinohen, mund të fitojnë pesë armë gjahu, pesë pushkë gjuetie dhe pesë licenca gjuetie gjatë gjithë jetës. 

Këto dhurata janë ideale për shtetin që është i famshëm për gjueti, me shumë banorë të angazhuar intensivisht në të.

Përveç kësaj, ofrohen dy bursa për studime universitare, dy kamionë, 25 udhëtime dy-ditore në parqet kombëtare të shtetit, ndërsa personi me fat do të fitojë një milion dollarë. 

Arsyeja për këto dhurata është se në Virginia ka një pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në procesin e vaksinimit, me të paktën 51.1% të popullsisë që ka marrë të paktën një dozë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco