Bella Hadid tregon rutinën e saj të mëngjesit dhe duket kaq perfekte

Bella Hadid tregon rutinën e saj të mëngjesit dhe duket kaq perfekte

17:58, 20/03/2024

Supermodelja Bella Hadid ka zbuluar praktikën e kujdesit ndaj vetes të cilën e zbaton çdo mëngjes dhe duhet thënë se është e gjatë dhe e detajuar mirë. Ajo e filmoi veten teksa ndiqte çdo hap, nga pirja e vitaminave, te lëngjet detoks, e deri te meditimi në shtëpi me kristale pranë vetes.

TikTok-u i saj ka marrë shumë reagime nga fansa të cilët e pyesin çfarë po pi dhe detaje të tjera si këto. Bella e vuri fokusin te masazhimi i vetes në zonën e qafës dhe kyçeve me vajra esencialë, dhe më pas pastrimin e zonës rreth vetes. Para se të meditonte ajo shkruan në ditar duke ndarë kështu dhe një detaj tjetër nga rutina.

“E duam këtë rutinë”, shkruan një komentues; “Ky është porcioni magjik”, shkruan një tjetër; “Ndaj është gjithnjë kaq engjëllore” u shpreh dikush tjetër.

Ndërsa një përdorues tjetër i TikTok-ut shprehu lumturinë që e sheh modelen të kujdeset për veten dhe të jetë e shëndetshme. “Duam shumë të të shohim të shëndetshme”, shkruan personi në fjalë.

Mendohet se kjo video e Hadid nuk është publikuar pa qëllim, pasi dyshohet se vajrat që ajo përdor i përkasin linjës që do publikojë së shpejti nën emrin Orebella. Nga ana tjetër, modelja ka qetësuar fansat të cilët shpesh janë të shqetësuar për shëndetin e Hadid, e cila vuan nga sëmundja kronike Lyme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco