Rita Ora dhe Bebe Rexha vazhdojnë të mbesin mike të mira, takohen dhe mbështesin njëra-tjetrën në Los Angeles

Rita Ora dhe Bebe Rexha vazhdojnë të mbesin mike të mira, takohen dhe mbështesin njëra-tjetrën në Los Angeles

14:38, 09/02/2023

Dy këngëtaret shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora dhe Bebe Rexha, ruajnë një miqësi të mirë me njëra-tjetrën.

Mbrëmjen e së mërkurës, dy bashkëkombëset janë ribashkuar në një ndejë private në Los Angeles, në të cilën ka interpretuar Bebe Rexha.

Ka qenë Rita ajo e cila ka publikuar disa imazhe nga paraqitje elegante e artistes Rexha në prapaskenë.

 

“Muzika e saj e re është gati të eksplodojë! Kaq krenare me ty Bebe Rexha, të uroj asgjë përveçse më të mirën në epokën tënde të re”, ka shkruar Ora në Instagramin e saj.

Interpretuesja e hitit “I’m a mess” është dukur tejet atraktive në këtë mbrëmje, e veshur me një këmishë ngjyrë rozë dhe xhinse të kaltra.

 

Ndërkohë këngëtarja nga Kosova, është dukur gjithashtu tërheqëse e veshur me pantallona dhe bluzë të zezë mjaft elegante.

Rita, e cila është në promovim të këngës së saj më të re me titull “You Only Love Me”, publikoi gjithashtu një fotografi të përbashkët nga takimi me patrioten e saj.

 

“Ne e pëlqejmë një shkrepje të shpejtë”, shkroi Ora në InstaStory.

Përveç Ritës, Bebe Rexha ka treguar se ka një miqësi shumë të mirë edhe me këngëtaren tjetër shqiptare me famë globale, Dua Lipa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco