Kënga e re e Adelinës dedikim? Këngëtarja tregon të vërtetën

Kënga e re e Adelinës dedikim? Këngëtarja tregon të vërtetën

12:14, 18/10/2022

‘Harrom’ quhet kënga e re e këngëtares Adelina Berisha.

E, duke u nisur nga teksti, kuptohet se bëhet fjalë për një këngë dashurie, të humbur e të pamundur.

Madje, duke u nisur edhe nga klipi, shihet se si këngëtarja e ka ndjerë tej mase këtë këngë.

Kjo gjë ka bërë të duket se kënga e saj është dedikim.

E kontaktuar nga Syri.net Kosova, Adelina ka mohuar se teksti ka të bëjë nga jeta e saj private.

“Jo nuk ka të bëj asgjë me mua teksti i kësaj kënge, ndoshta shumëkush mund ta gjej veten në të, por, s’ka të bëj me anën time sentimentale” tha ajo.

Projekti ‘Harrom’ ka gjetur pëlqyeshmërinë e publikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco