Tayna me poza atraktive nga Disneyland Paris

Tayna me poza atraktive nga Disneyland Paris

09:46, 18/10/2022

Rap-artistja e njohur shqiptare, Tayna, këtë vit ka shënuar suksese të mëdha në muzikë.

Ajo solli këngë, bashkëpunime e mblodhi miliona klikime për shkak të bujës që kanë bërë në publik.

Megjithatë, ajo tani duket se ka gjetur pak kohë për veten jashtë angazhimeve të zakonshme.

Krijuesja e hitit “Kolumbiana” ka treguar për ndjekësit së fundmi se ndodhet në Disneyland Paris.

Artistja ka sjell disa poza atraktive, ndërkohë që ka marrë vëmendje me paraqitjen e thjeshtë.

Pushimet e Doruntina Shalës (emri i vërtetë) vijnë pas lansimit të këngës së saj të re “Teket”.

Ky projekt për pak ditë kaloi shifrën e afro shtatë milionë klikimeve në platformën YouTube.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco