Albana Osmani flet pas intervistës virale të Gent Pjetrit: S’ka nevojë për mëshirë

Albana Osmani flet pas intervistës virale të Gent Pjetrit: S’ka nevojë për mëshirë

08:38, 18/10/2022

Në 15 tetor, emisioni “Të Harruarit”, ftoi Gent Pjetrin ose atë që të gjithë e njohin si “Doktori” i “Fiks Fare”. Intervista mori vëmendje shumë shpejt dhe copëza të saj janë bërë virale në TikTok. 

Gjatë intervistës, gazetari thotë se vuan nga ishemia celebrale, flet për varësinë nga alkooli dhe shkëputjen e tij nga puna.

Në një dedikim të gjatë, Albana Osmani, mendon se Doktori “nuk ka nevojë të përdoret në momente delikate”.

“Ju garantoj që nuk ka nevojë as për mëshirë në thelb. Thjesht janë momente delikate, që kushdo në jetë i kalon në forma të ndryshe, dhe pse disa janë më të fortë për ta fshehur. Madhështia e tij, dhe pse në momente dobësie. dhe fjalësh ‘blur’, nuk zvogëlohet. Të gjithë ata që e njohin nga afër, e kuptojnë edhe kur është i dobët, dhe e duan njësoj. Ai në fakt nuk është aspak i dobët, përkundrazi, është një nga luftëtarët më të pamposhtur që njoh […]”

Ndër të tjera, Albana thotë se “kushdo që vuri në vëmendje Doktorin dhe shfrytëzoi një moment delikat të tij, nuk bëri më shumë se aq”.

Ajo e mbyll duke thënë se sfida e saj është ta rikthejë Gent Pjetrn në ekran!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco