Sërish telashe për Kanye West, reperi paditet nga familja e George Floyd

Sërish telashe për Kanye West, reperi paditet nga familja e George Floyd

19:44, 17/10/2022

Familja e George Floyd po shqyrton një padi kundër Kanye West për komentet e reperit lidhur me shkakun e vdekjes së Floyd. Lajmin e bëri me dije vetë avokati Lee Merritt ku shkruante se familja e të ndjerit “po shqyrton një padi për deklaratat e rreme të Kanye në lidhje me mënyrën e vdekjes së tij”.

“Të pretendosh se Floyd vdiq nga fentanili dhe jo brutaliteti i krijuar kriminalisht dhe civilisht minon dhe pakëson luftën e familjes Floyd”, shkroi avokati. 46 vjeçari vdiq nga asfiksia në maj të vitit 2020 kur oficeri i policisë së Minneapolis, Derek Chauvin vendosi gjurin në qafën e tij për disa minuta.

Ndërsa polici u dënua për vrasje të shkallës së dytë, reperi pretendoi se Floyd vdiq nga një mbidozë me fentanil. “Ata e goditën me fentanil”, pretendoi fituesi i Grammy-t, i cili dha një fond kolegji për vajzën e Floyd në vitin 2020. “Nëse shikoni, gjuri i policit nuk ishte as në qafën e tij.”


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco