Policia i liron të përfshirët në rastin e dhunës së shfaqur në reality show-n 'It's my home'

Policia i liron të përfshirët në rastin e dhunës së shfaqur në reality show-n 'It's my home'

09:53, 15/09/2022

Policia ka bërë të ditur se i ka liruar dy të dyshuar, një shtetas të Shqipërisë dhe një shtetase kosovare, të cilët ishin të përfshirë në një rast për veprat penale “sulm” dhe “kanosje” lidhur me dhunën fizike, të shfaqur në reality show-n “It’s my home” në televizionin “First Channel”.

Në raportin e policisë thuhet se ata janë intervistuar dhe se me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullte.

Në këtë reality show, që është prodhim i televizionit “First Channel”, ka pasur skena të dhunës fizike, ku një banore është goditur me këpucë nga një tjetër banor, pas një debati të ashpër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco