Cardi B nuk kursehet, dhuron shumën e majme për shkollën e saj fillore

Cardi B nuk kursehet, dhuron shumën e majme për shkollën e saj fillore

16:20, 14/09/2022

Belcalis Marlenis Almánzar e njohur nga të gjithë ne si Cardi B, është rikthyer shumë pas në kohë.

Reperja e njohur së fundmi ka ndërmarrë një iniciativë shumë domethënëse, duke dhuruar 100 mijë dollarë për shkollën e saj fillore në Bronx të New York-ut.

Cardi B është shfaqur fizikisht në ambjentet e godinës ku dikur ka studiuar, ku përpos dhurimit të saj, ka mbajtur edhe një deklaratë para shumë nxënësve të mbledhur për të.

Mësohet se artistja e lindur në Bronx ka pasur një bisedë të hapur me nxënësit për pjesën e tyre të preferuar të shkollës dhe mësuesin e preferuar.

Nga videot e shumta të ndara në rrjetet sociale, duket autorja e hitit “Up” me një fustan të kuq pas trupi që ia vinte në pah format e rrumbullakosura.

Një gjest fisnik ky nga ana e Cardit, duhet ta pranojmë.

Reperja edhe më herët ka folur mbi jetën e saj të vështirë në vitet e fëmijërisë, ku pa komplekse ka treguar që ka punuar edhe si striptiste që të siguronte të ardhura. Sot ajo është e njohur në të gjithë botën dhe zotëron një pasuri marramendëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco